Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Donin t’ia tregonin medias kryeveprën e gjetur, policisë greke i bie në tokë piktura e Pikasos

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 22:30 | Kapur në kamera

Autoritetet greke kanë gjetur një kryevepër të piktorit të njohur Pablo Pikaso që ishte vjedhur 9 vite më parë në një galeri.

Piktura “Koka e Gruas” u ekspozua nga policia për mediat, por ra në tokë, pasi nuk ishte vendosur mirë, duke rrezikuar të dëmtohej rëndë.

Një oficer policie e ngriti menjëherë dhe e vendosi sërish aty ku ishte.

Për vjedhjen e pikturës është arrestuar një 49-vjeçar që banonte në Greqi dhe Angli.

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni e kritikoi incidentin, por theksoi se piktura është në gjendje të mirë.

Mjeshtri spanjoll Pablo Pikaso ia ka dhuruar veprën e tij shtetit grek në vitin 1949, si vlerësim për qëndresën ndaj Gjermanisë naziste.

https://a2news.com/2021/06/29/ishin-vjedhur-ne-2012-gjenden-ne-athine-dy-pikturat-e-humbura-te-picasso-s-dhe-mondrianit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu