Kufiri me Greqinë, shërbim 24 orë në Kakavijë dhe Kapshticë, ende i pjesshëm në Qafbotë

GREQIA SITUTATA frame 1604 1100x620

Rihapen plotësisht Kakavija dhe Kapshtica. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga dita e sotme dy pikat kufitare me Greqinë  do të funksionojnë gjatë 24 orëve, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërkohë, pika kufitare në Qafbotë deri më datë 7 korrik do të funksionojë me orar të pjesshëm  nga ora 08:00 deri 16:00.

Mbetet kufizimi për sa i përket numrit të lejuar për çdo pikë kufitare. Më në detaj, limiti është 1500 vetë në Kakavijë, 400 vetë në Kapshticë dhe 250 vetë në Qafbotë.

 Vazhdon të kërkohet: PLF, PCR, test i shpejtë, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).