Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lehtësimi i masave: Shtyhet 1 orë lëvizja, rreziku "delta" mund të rikthejë kufizimet

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 16:39 | Aktualitet
Lehtësimi i masave: Shtyhet 1 orë lëvizja, rreziku

Qytetarët e kanë bërë më herët, por 1 korriku shënon zyrtarisht lehtësimin e masave anti-Covid.

Në muajin e dytë të verës lëvizja e qytetarëve dhe funksionimi i lokaleve shtyhet me 60 minuta, deri në orën 24:00. Po ashtu do të lejohet zhvillimi i aktiviteteve në ambiente të mbyllura, por me pjesëmarrje të kufizuar.

"Shkojmë në orën 24”:00, i marrim orës policore dhe një orë tjetër. Kemi 30 përqind të kapaciteteve në prezencë të individëve në aktiviteteve artistike dhe sportive".

Por zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini nuk përjashton mundësinë e rishikimit të masave anti-Covid. Rreziku nga varianti “Delta” i cili është në qarkullim në vendet fqinje mund të na kthejë në masat shtrënguese. Mutacioni indian është shumë i transmetueshëm dhe agresiv.

"Është një faktor risku, nuk mund të privohet Shqipëria në një lëvizshmëri që shumë vende janë hapur dhe kanë lehtësuar masat. Duhet të jemi të kujdesshëm se shumë vende po i rikthehen masave dhe karantinës nga qarkullimi i "Deltës". Situata është dinamike dhe çdo gjë do të jetë e lidhur me vlerësimin dhe prezencën e mutacioneve të tjera, përfshirë dhe Deltën".

Edhe pse studimet janë të pakta në lidhje me efektet e vaksinave ndaj variantit indian, Tomini bën thirrje për kryerjen e të dyja dozave. Çdo vaksinë, sipas saj të mbron nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës.

Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ende nuk janë konfirmuar raste me variantin Delta. Aktualisht personat pozitivë kanë shenja të virusit klasik dhe variantit britanik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli