Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Masakra e Velipojës, arrest me burg dy të arrestuarve, 3 të tjerë në kërkim

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 12:01 | Kronikë
Masakra e Velipojës, arrest me burg dy të arrestuarve, 3 të

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masat e sigurisë arrest me burg për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, të akuzuar për masakrën e Velipojës të disa ditëve më parë, ku mbeten të vrarë katër persona.

Seanca për caktimin e masave të sigurisë u drejtua nga gjyqtari Besmir Stroka dhe u zhvillua në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku dy të arrestuarit ndodhen për trajtim mjekësor, pasi mbetën të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes familjeve Gocaj dhe Ferracaku.

Palët e përfshirë në konflikt kanë pasur mosmarrëveshje për hapësirën e rërës ku vendosin shezlongët për klientët e hoteleve të tyre.

Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime gjatë seancës së mbajtur në kushte spitalore. Ndërsa avokatët mbrojtës, kanë kërkuar një masë më të butë për Elmilind Dylin, për shkak të moshës, pasi është 17 vjeç, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Përveç dy të arresturve që mbetën të plagosur, për vrasjen e katërfishtë në Velipojë, policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë që janë djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë edhe ata bashkëpunëtorë në këtë ngjarje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë