Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Projekti për markatën e re, tregtarët në protestë kundër bashkisë së Durrësit

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 17:03 | Aktualitet

Dhjetëra tregtarë të tregut të fruta-perimeve, bulmetit dhe prodhimeve të detit, kanë protestuar sot për vendimin e bashkisë e cila i ka kërkuar të zhvendosen në një tjetër vend pasi duhet të nisin punimet për rindërtimin e  tregut.

Tregtarët shprehen se vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm dhe nuk plotëson asnjë kusht higjieno-sanitar në këto ditë të nxehta. “Duam një vend të përshtatshëm, që të ketë kushtet minimale. Por tani në vapë nuk shkohet atje, ndoshta në shtator”, thonë ata.

Nga ana tjetër kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako shprehet se tregu i ri me kushte dhe infrastrukturë më të mirë do të ndërtohet, pasi është një kërkesë jo vetëm e banorëve të zonës por edhe e vete tregtarëve.

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako

“Është një premtim që i kemi bërë qytetarëve dhe një investim i kërkuar nga vetë tregtarët. Vendi alternativ që kemi përcaktuar është një mënyrë për të ndihmuar tregtarët”, deklaroi Sako.  

Sipas kryetares së bashkisë, sa më shpejt të fillojnë punimet aq më shpejt tregu i ri do të jetë në dispozicion të tregtarëve, në mënyrë që periudha e shitjeve në vjeshtë dhe dimër t’i gjejë në ambiente më komode.

A2 CNN Livestream

Dita jonë