Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Skadon afati për deklarimin e të ardhurave

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 13:38 | Ekonomi
Skadon afati për deklarimin e të ardhurave

Nga mbrëmë në mesnatë ka skaduar zyrtarisht afati për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. 59 mijë persona kishin detyrimin për të plotësuar formularin online në faqen e Tatimeve dhe për të bërë pagesën në rastin e detyrimeve shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare, këtë detyrim e përmbushën vetëm 48 mijë persona, ndërsa për 11 mijë të tjerë e kanë tejkaluar tashmë këtë afat.

Afati i parë ishte data 30 prill, por u shty deri më 30 qershor, për shkak të numrit të lartë të individëve që duhet ta plotësonin formularin për herë të parë. Për pjesën e mbetur lindin penalitete për deklarimin dhe pagesën me vonesë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë