Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Të përsëritet ndeshja Francë-Zvicër”, francezët firmosin peticionin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 22:00 | Futboll

Rreth 270 000 francezë kanë firmosur një peticion në faqen Les Lignes Bougent, ku kërkohet përsëritja e ndeshjes Francë-Zvicër, të cilën “Gjelat” e humbën me 11-metërsha.

Sipas tifozëve francezë, të cilët ende nuk e kanë gëlltitur disfatën e papritur, portieri i Zvicrës nuk ka pasur asnjërën prej këmbëve në vijën fatale, në penalltinë e humbur të Mbappe.

Peticioni ka marrë shumë mbështetje, pavarësisht se VAR-i e gjykoi gjithçka të rregullt.

Edhe nëse do të kishin të drejtë firmëtarët, UEFA nuk ka në plan ta mendojë kërkesën e francezëve, sidomos kur nuk është kërkesë zyrtare nga Federata Franceze e Futbollit.

Franca dhe Zvicra barazuan 3-3 në kohën e rregullt, ndërsa në serinë e 11-metërshave, vetëm Kylian Mbappe nuk arriti dot të shënonte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani