Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident me një të vdekur në Lushnjë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 08:56 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Lushnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm Lushnjë ku një person ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan, ku shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon tip "Benz" është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë, në të cilën ndodhej shtetasi K. V., 77 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. V. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë