Biden viziton pallatin e shembur në Miami: Ka ende shpresë për të mbijetuar

Untitled collage 2021 07 02T074334.423 1100x620

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi një vizitë në pallatin e shembur në Miami një javë më parë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit pasi ende shumë njerëz ndodhen nën rrënoja.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u takua me familjarë të viktimave dhe personave të bllokuar dhe premtoi fonde federale për vijimin me shpejtësi të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Ai gjithashtu u shpreh se ka shpresa për persona të mbijetuar nën rrënojat e pallatit 12-katësh.

Deri në këto momente, 18 trupa janë nxjerrë nga pallati i shembur, ndërkohë që nuk dihet fati i 145 të tjerëve.