Futbollisti që i ka borxh Messit 50 dollarë… që nga viti 2004

messi argjentina 600x338

Në vitin 2004, Argjentina grumbulloi Messin për një ndeshje me ekipin kombëtar U-20, ndaj Paraguajit.

Ndeshja që përfundoi 8-0 për bardhekaltërit ishte nisja e karrierës së Messit me Argjentinën dhe gjithashtu nisja e një historie borxhi që zgjat 17 vite.

Në një libër që tregon ngjarje interesante nga jeta e numrit 10, zbulohet se një futbollist i ka borxh edhe sot e kësaj dite 50 dollarë fituesit 6 herë të Topit të Artë. Federata i paguante me këtë shifër lojtarët dhe kur po shpërndaheshin paratë, ngeli një kartëmonedhë prej 100 dollarësh, që duhej ndarë mes Messit dhe Pablo Alvarados, i cili sot luan për Palestinon e Kilit.

Siç tregohet në libër, Alvarado mori paratë dhe e pyeti Messin nëse kishte për t’i kthyer 50 dollarë kusur. Messi i tha se do të rregulloheshin ditë tjetër.

Në Twitter, vetë borxhliu konfirmoi gjithçka: “Më tha që t’ia jepja më vonë se për momentin nuk kishim dy kartëmonedha 50-dollarëshe. Por, që nga ajo ditë nuk e kam takuar më Messin. Sapo ta takoj, do ia kthej”.