Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I nxehti kthen zjarret në Kaliforni, rrezikohen plantacionet me kanabis

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 12:23 | Bota

Një vatër e madhe zjarri përfshiu zonat rurale të Kalifornisë duke djegur një sipërfaqe prej 1700 hektarësh dhe vënë në rrezik dhjetëra ferma të vogla ku kultivohet kanabisi.

Zjarr dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrufe e cila goditi një pemë dhe më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erë dhe temperaturave tepër të larta.

Më shumë se 470 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarreve dhe 2 prej tyre kanë mbetur të lënduar tashmë.

Mbi 8000 mijë persona janë evakuuar nga zona, por autoritetet i frikësohen dëmeve që ky zjarr mund të shkaktojë në mbi 5000 ferma kanabisi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë