Koronavirusi në Shqipëri, 3 raste të reja dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Për të disatën ditë me radhë, vijon të mos regjistrohet asnjë humbje jete nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 3 raste të reja në 3513 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 qytetarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3513 testime, 4 të shëruar dhe 3 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.
Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513

Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1.