Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

KQZ nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 11:53 | Politikë
KQZ nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpret mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt. Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit.

Pas denoncimit të bërë nga ana e Partisë Demokratike në janar 2020, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për Ismailajn dhe gjeti se ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vite burgim për veprën penale të “Konfliktit/Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar pranë KQZ-së në vitin 2019, Ismailaj nuk e ka treguar këtë dënim, duke iu përgjigjur me “Jo” të gjitha pyetjeve mbi problemet që mund të ketë pasur në të shkuarën me drejtësinë shqiptare apo të vendeve të tjera.

Mandati i Ismailajt nuk do të vihej në dyshim nëse ky i fundit do ta deklaronte veprën penale me të cilën ishte dënuar, pasi ajo nuk futet tek ajo kategori që do t’i pengonte kandidimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë