Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kurti pas Forumit të Prespës: Nuk ka alternativë përveç njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. BE do ta përfshinte më lehtë Ballkanin

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 16:28 | Kosova
Kurti pas Forumit të Prespës: Nuk ka alternativë

Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit dhe ballafaqim me të kaluarën me qëllim për paqen dhe pajtimin në rajon. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për mediat pas forumit të Prespës. Sipas tij nuk ka alternativë tjetër përveç njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi, e cila duhet të ndodhë sa më parë.

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën se 4 luftëra i i ka shkaktuar ajo dhe sot e kësaj dite nuk ka një ballafaqim me atë që ka ndodhur dhe që  ka pasur urdhër nga Beogradi. Unë kam dhënë një një porosi se si Ballkani Perëndimor mund të avancojë drejt BE përmes një marrëveshje të re që quhet SEFTA dhe në këtë mënyrë të hymë në marrëdhënie të cilësisë së re mes Ballkani Perëndimor dhe BE. Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, nuk ka alternativë dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë do të jetë edhe për rajonin dhe besoj që aspak nuk do vononte as Bosnja Hercegovina dhe BE do ta kishte më të lehtë përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Duke folur për takimin përmbyllës të procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 5 korrik nën drejtimin e Merkel, Kurti u shpreh se janë 4 marrëveshje që po negociohen, por u shpreh i rezervuar për rezultatin përfundimtar. Ai theksoi se në samitin e Sofjes është përcaktuar tregu i përbashkët rajonal dhe minishengeni nuk mund t’i shtohet këtij procesi, por theksi duhet vënë te njohja e ndërsjellë, pasi Kosova nuk mund të kthehet pas.

Më 5 korrik do të mbahet një takim përmbyllës i procesit të Berlinit në udhëheqjen e Merkel dhe më pas do të udhëhiqet nga presidentja e KE Von Der Leyen. Në këtë takim përmbyllës janë 4 marrëveshje që po negociohen këto ditë ndaj jam i rezervuar për rezultatin përfundimtar nga samiti i Sofjes është përcaktuar tregu i përbashkët rajonal dhe nuk mendoj që minishengeni apo iniciativa e Novi Sadit është diçka që mund t’i bëjë paritet, apo t’i shtohet procesit të Berlinit. Fjalimi i Riker ishte shumë i mirë dhe theksi duhet të vihet te njohja  e ndërsjellë pasi është zgjidhja për të gjithë rajonin. Nuk mund të kthehemi para vitit 2008 se pavarësia është kompromis. Njohja  e ndërsjellë i kontribuon paqes e stabilitetit. Nëse para 13 vjetëve kemi shpallur pavarësinë nga Serbia ka ardhur koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”.

Kurti theksoi se Kosova po bëhet një histori suksesi në rajon për shkak të qeverisë së përgjegjshme dhe të pakorruptueshme, e cila do të bashkëpunojë për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Kosova po bëhet histori suksesi dhe besoj që me këtë optimizëm dhe me këtë qeveri të përgjegjshme e të pakorruptueshme do të bashkëpunojmë dhe punojmë për paqen dhe sigurinë në rajon. Kosova është një shtet që me një fitore të pushtetit të ri udhëheqin 3 institucione. Projeksionet për Republikën e Kosovës janë që do kemi rritje  7.9 %. Këtë vit eksportet janë rritur me 66%, 15 % është rritur aktiviteti ekonomik dhe kjo tregon që kur kemi proces dhe rezultat demokratik. Kemi arritur të sigurojmë 2 mln vaksina dhe nr. i të infektuarve është një shifror dhe askush nuk vdes nga Covid dhe nëse ka ndonjë të vdekur kjo përbën lajm. Kemi zvogëluar hospitalizimin dhe rastet aktive”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë