Lukashenko: Celula terroriste të lidhura me Perëndimin po përpiqen të organizojnë grusht shteti

lukashenko 1100x620

Qelizat terroriste të fjetura, të drejtuara nga Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania, janë zbuluar në Bjellorusi. Këtë e deklaroi presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, gjatë një pritjeje në ditën e pavarësisë.

“Sot, qelizat terroriste të fjetura, të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes, janë ekspozuar. Qëllimi i këtyre qelizave është të organizojnë një grusht shteti të dhunshëm në ditën X. Ata ende nuk e dinë se kur do të mbërrijë kjo ditë X. Populli ynë duhet të jetë i përgatitur për të”, është shprehur presidenti Lukashenko për agjencinë BelTA, raportuar nga Tass.

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se të ashtuquajturat “njësi të vetëmbrojtjes”, sipas tij të drejtuara nga Perëndimi, u përpoqën të hedhin në erë qendrën e komunikimit të Marinës Ruse në Vileika.