Mbytet në plazhin e Tales në Lezhë 58-vjeçari nga Burreli

Plazhi i Tales lezhe 1100x620

Një 58—vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35. Mësohet se viktima me iniciale N.M. është nga Burreli, por policia nuk jep detaje nëse në plazh kishte roje bregdetare. Ky i fundit është detyrim ligjor për çdo subjekt që operon në vijën bregdetare.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.