Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Miliona euro pasuri dhe zyrtarë të arrestuar, kreu i SPAK jep detaje për operacionin “Shpirti”

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 10:50 | Kronikë
Miliona euro pasuri dhe zyrtarë të arrestuar, kreu i SPAK jep detaje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, ishte i pranishëm në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Pasi falënderoi autoritetet italiane për bashkëpunimin e ngushtë, Arben Kraja informoi se gjatë operacionit u ekzekutuan 28 masa sigurie mes të cilëve dhe zyrtarë të lartë të prokurorisë dhe policisë.

Kraja gjithashtu shtoi se u sekuestruan dhe pasuri me vlerë miliona euro.

“Është një skuadër e krijuar që ka një vit e gjysmë që bën hetime të përbashkëta. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. I rëndësishëm në administrimin e provave. Sot janë ekzekutuar 28 masa sigurimi të dhëna nga Prokuroria e Posaçme. Është evidentuar zinxhiri nga prodhimi i drogës deri në trafikimin drejt Italisë. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve publik në këtë aktivitet. Duke favorizuar këtë aktivitet kriminal, bëhet fjalë për prokurorë, oficerë policie, administratorë. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë miliona euro. Një tregues është dhe përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Kanë qenë 4 ata që kanë bashkëpunuar për të arritur këto rezultate. Kemi ngritur dhe akuza për riciklim parash”, tha Arben Kraja.

https://a2news.com/2021/07/02/policia-shkoi-per-ta-arrestuar-nenkomisari-u-hodh-nga-kati-i-dyte-dhe-pesoi-frakture-ne-kembe/
https://a2news.com/2021/07/02/nga-prokurori-te-shefi-i-sektorit-te-trafiqeve-zyrtaret-e-ndaluar-nga-operacioni-i-spak-dhe-autoriteteve-italiane/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani