Mini-Shengeni ballkanik, Kurti: Nuk ofron vizion, Kosova nuk bëhet pjesë

kurti 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit ballkanik, e cila sipas tij nuk ofron vizion për rajonin.

Në fjalën e tij gjatë konferëncës dyditore ndërkombëtare, Forumi I Prespës për dialog, kryeministri i Kosovës kërkoi që rajoni t’i rikthehet agjendës së integrimit europian.

Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e cila synon përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij ka insistuar për zbatimin e Mini-Shengenit duke nënvizuar se kjo nismë nuk do të thotë alternativë për BE-në, por përpjekje për t’i ofruar më shumë qytetarëve të rajonit duke përdorur potencialet e të gjithëve.