Mourinho mbërrin në Romë, “çmenden” fansat

Jose Mourinho mbërriti sot pasdite në aeroportin e Ciampinos në Romë, për të filluar aventurën e tij të re me ekipin verdhekuq. Trajneri portugez u prit si një celebritet hollivudi nga tifozët romanistë, që rrethonin prej orësh aeroportin e dytë të kryeqytetit italian.

Me një çarter privat, ai u ul në aeroport pak pas mesditës së kësaj të premteje. Sapo doli nga avioni, i drejtuar nga vetë presidenti i Romës Dan Friedkin, trajneri portugez u prit nga një delegacion i klubit verdhekuq, që i dhuroi edhe një shall të skuadrës.

Ndërkohë, tifozët ishin në delir. Fillimisht gjatë zbarkimit të Special One në aeroport dhe më pas në qendrën stërvitore të Trigorias. Aty Mourinho doli në një tarracë të goditës, për të përshëndetur tifozët entuziastë, që ishin të shumtë në numër. Edhe pse udhëtoi nga Lisbona, duke qenë se gjatë kësaj periudhe trajneri ka qëndruar në Londër, ai duhet t’i nënshtrohet izolimit 5-ditor, përpara se të nisë punën te Roma.

Ndërkohë pamjet e Mourinhos në Twitter i bëri like edhe Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare që po shkëlqen në Europian flitet se mund të kalojë se shpejti nga Arsenali tek Roma.