Operacion i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave, 38 të arrestuar, mes tyre një prokuror dhe zyrtarë të policisë

Një operacion i finalizuar me arrestimin 38 personave për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash është zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane.

Ndërkohë, po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit të pasurive të dyshuara se rrjedhin nga të ardhurat e aktivitetit kriminal apo të ardhura të tjera të paligjshme, në vlerë disa milionë euro.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se është dhënë masa arrest shtëpie për shpërdorim detyre për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, ndërsa është ndaluar edhe ish-oficeri policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

“Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit te detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – Prokuror kombëtar i Anti-mafies e Anti-terrorizmit, Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – Zëvendës President e pjesëtar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE – Drejtori i Përgjithshëm i DIA-s Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare”, thuhet në njoftim.