Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, prokurori Vladimir Mara: 6 tonë lëndë narkotike dhe mbi 3 milionë euro pasuri të sekuestruar

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 11:22 | Kronikë
Operacioni i SPAK dhe Antimafias, prokurori Vladimir Mara: 6 tonë

Një prej prokurorëve pjesëmarrës në procedimin penal që bëri të mundur operacionin ndërkombëtar të SPAK dhe Antimafias italiane, Vladimir Mara, dha detaje të mëtejshme mbi këtë operacion, ku si rezultat janë arrestuar 38 persona, 28 prej të cilëve vetëm sot.

Mara tha se në total janë sekuestruar 6 tonë lëndë narkotike në Shqipëri dhe Itali, kryesisht kanabis, por edhe kokainë, heroinë dhe të tjera. “Janë nxjerrë masa sigurimi për 80 persona të dyshuar, ndërsa sot janë ekzekutuar 28 masa sigurimi, në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe në Spanjë”, tha Mara.

Ai dha detaje edhe mbi evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme. Në total, tha Mara, janë sekuestruar 11 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Vlorë, por edhe në Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera. Bëhet fjalë për restorante, hotele, supermarkete etj. Gjithashtu, janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare dhe asetet e tyre dhe disa pasuri të tjera me vlerë mbi 3 milionë euro.

“Në këtë hetim janë evidentuar edhe zyrtarë të lartë të përfshirë drejtpërdrejt me krimin e organizuar, si dhe mbështetës të krimit të organizuar. Fatkeqësisht, kemi konstatuar që zyrtarë të lartë, duke shpërdoruar detyrën, kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e narkotikëve. Por puna jonë kjo është shumë e rëndësishme të evidentohen këto elemente”, tha Mara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë