Operacioni i SPAK, Yuri Kim: Disa pretendojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar asgjë…

Yuri Kim 23 qershor 9 1100x620

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi pas operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia italiane.

“Disa pretendojnë e shpresojnë që reforma nuk ka prodhuar asgjë. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po merr fund. Shikoni aksionin madhor që u zhvillua sot dhe goditjen që iu dha zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”, shkroi Kim në Twitter.