Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Organet e vetingut, Rozeta Ivanova zgjidhet anëtare e dytë zëvendësuese për komisionere

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 12:16 | Aktualitet
Organet e vetingut, Rozeta Ivanova zgjidhet anëtare e dytë

Komisioni i Posaçëm Parlamentar zgjodhi kandidaten Rozeta Ivanova si anëtare e dytë zëvendësuese për komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ivanova mori preferencën e 6 prej 11 deputetëve që përzgjodhën kandidaturat përmes një votimi të fshehtë elektronik.

Ndërsa për pozicionin e anëtarit të parë zëvendësues për Komisioner Publik, u zgjodh Irena Nino, e cila mori preferencën e 10 deputetëve nga 11 që morën pjesë në votim.

Më herët, Komisioni i Posaçëm Parlamentar skualifikoi dy kandidatë.

https://a2news.com/2021/07/02/organet-e-vetingut-me-kerkese-te-onm-dy-kandidate-perjashtohen-dy-kandidate/

A2 CNN Livestream

Dita jonë