Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pas gjyqit me Johnny Depp, Amber Heard bëhet nënë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 09:20 | Showbiz

Amber Heard është bërë nënë e një vajze, e cila erdhi në jetë përmes një nëne surrogato.

Lajmi surprizë u njoftua përmes një postimi në Instagram, ku Amber tha se vogëlushja Oonagh Paige Heard, ka ardhur në jetë që në prill.

"Jam shumë e emocionuar ta ndaj këtë lajm me ju! 4 vite më parë, vendosa që dua të kem një fëmijë. Dhe doja ta kisha sipas mënyrës sime! Uroj shumë që të arrijmë deri aty sa të normalizohet fakti që të mos duam domosdoshmërisht një unazë në gisht për të bërë një fëmijë! Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime", shkroi  Amber, e cila zgjodhi ta ndajë me botën vetëm tani lajmin e rëndësishëm.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Heard u përball me një betejë ligjore publike pas divorcit me ish-bashkëshortin, Johnny Depp.

A2 CNN Livestream

Dita jonë