Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Polemika e ndeshjes Zvicër-Spanjë, karton i kuq direkt për Freuler. Fabregas: Për mua nuk ishte as i verdhë…

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 20:22 | Futboll

Remo Freuler u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76 të çerekfinales Spanjë-Zvicër, pas një ndërhyrjeje ndaj Gerard Morenos.

Futbollistët e Zvicrës, me në krye kapitenin Xherdan Shaqiri, protestuan shumë për masën ekstreme të arbitrit anglez Michael Oliver, duke marrë parasysh se Freuler preku topin në fillim.

Edhe VAR-i nuk ndërhyri, pasi protokolli i Evropiani parashikon që kur bëhet fjalë për kontakt fizik, qëndron vendimi i arbitrit.

Por, edhe mes spanjollëve ka nga ata që besojnë se nuk duhej ndëshkuar me të kuq lojtari i Atalantës. Në Twitter, Cesc Fabregas shkroi: “Për mua nuk ishte as karton i verdhë, por më bëhet qejfi që e dha. Falemnderit, arbitër”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani