Policia shkoi për ta arrestuar, nënkomisari u hodh nga kati i dytë dhe pësoi frakturë në këmbë

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Mes 38 të arrestuarve nga operacioni i SPAK dhe i autoriteteve italiane është edhe Festim Lelaj, nënkomisar i policisë së Fierit.

A2 ka mësuar se në momentin që policia shkoi për të shoqëruar Festim Lelajn, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka pësuar frakturë në këmbë. Ai u dërgua në spital, ndërsa pasi mori mjekimin e nevojshëm u nis drejt Tiranës, së bashku me personat e tjerë të arrestuar.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për nënkomisarin e policisë Fieri, Festim Lelaj, janë shtrirë edhe për një ngarkesë tjetër droge të transportuar me kamion drejt Italisë gjatë vitit 2014. Në atë kohë, Lelaj ishte efektiv në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës dhe sipas organit të akuzës, dyshohet se lëndën narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim edhe me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga porti i qytetit bregdetar.