PSG i bën ofertën Messit

Messi 600x338

E ardhmja e Leo Messit është e paqartë për momentin. Ai që nga dje është ish-lojtar i Barcelonës, vijon të jetë i përqendruar në Kupën e Amerikës, ndërsa tratativat ia ka lënë në dorë të atit.

Edhe pse lajmet e ditëve të fundit na bënë të mendonim për një rinovim me katalanasit, sipas “AS”, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe PSG, që i ka bërë një ofertë argjentinasit.

Kjo ofertë është më e lartë sesa ajo që i ofron Barcelona argjentinasit dhe PSG kërkon që të vendosë qershinë mbi tortë në një merkato ku deri tani ka siguruar shërbimet e Wijnaldum, Achraf Hakimi, Donnarumma dhe Sergio Ramos.