Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

SHBA kritika ndaj BE, diplomati amerikan mbështetet nga Rama, Zaev dhe Kurti

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 17:10 | Politikë
SHBA kritika ndaj BE, diplomati amerikan mbështetet nga Rama, Zaev dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Bashkimin Europian, për uljen e besueshmërisë të unionit te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker nga Ohri, i bëri thirrje drejtuesve të BE-së që të mbështesin më shumë rajonin e Ballkanit.

“Për më shumë se 2 dekada agjenda e përbashkët mes Europës dhe SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka qenë integrimi në Bashkimin Europian duke motivuar reformat që do të sillnin  një ndryshim. Vetë procesi do të sillte një përmirësim të paqes dhe demokracisë në këto vende. Dhe tani të gjithë ne jemi të qartë që besueshmëria dhe influenca e BE-së në këtë rajon, ka rënë dhe është e dobët. BE-ja duhet të punojë që të risjellë besimin në Ballkanin Perëndimor dhe ky është një mesazh që sekretari Blinken e ka dhënë edhe në vizitat e tij në Berlin e Lion, dhe Romë.

Zhgënjimin nuk e fshehu as kryeministri Zoran Zaev, i cili I kujtoi BE-së se nuk e mbajti premtimin.

“Pavarësisht progresit që bëmë, nuk morëm një përgjigje positive. Politikat e BE-së dështuan. Me mosmiratimin e kuadrit negociues, BE, nuk e përmbushi premtimin. Ky është një dekurajim i madh për të gjithë rajonin”.

Më i ftohtë u duk kryeministri Rama, i cili vendimin e BE-së e solli për të pranishmit nëpërmjet një batute.

Zhgënjimit ndaj BE-së iu bashkua dhe Albin Kurti, i cili sensibilizimin me dy vendet e tregoi dhe me një shembull nga Kosova.

“Republika e Kosovës ndan gjithashtu zhgënjimin ndaj vendimit të BE-së për mos miratimin e kuadrit negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të dytën herë. Është një mesazh dekurajimi për të gjithë rajonin. Të qenurit vendi i vetëm të cilit ende nuk i janë liberalizuar vizat, na bën të  kuptojmë mërzitjen tuaj shumë mirë. Gjithsesi ne duhet të bëjmë durim. Vërtetë BE është e ngadaltë, vërtetë BE-së i mungon uniteti, por është shpresa jonë më e mirë”.

Në konferencën e përbashkët mes liderëve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si një mundësi zhvillimi ekonomik jashtë Bashkimit Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani