Shpërthim në një rafineri nafte në Rumani

shperthimi ne rumani 1100x620

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një rafineri nafte në Rumani. Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në rafinerinë Petromidia në Navodari, ku sipas Digi24, të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.

Rafineria ndodhet jo shumë larg nga Deti i Zi nga ku shumë pushues kanë arritur të filmojnë shpërthimin dhe tymin e madh që është përhapur me shpejtësi. Ministri i Mjedisit, Tanczos Barna, tha se ndikimi në mjedis mund të jetë shumë i madh.

Një perimetër sigurie është vendosur menjëherë në zonë ku kanë shkuar me dhjetëra zjarrfikëse dhe disa ambulanca.