“Soreca ndikoi te gjykata për Teatrin”, reagon Kushtetuesja: Nuk është diskutuar asnjë çështje konkrete

GJYKATA KUSHTETUESE frame 503 1100x620

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, u akuzua nga Adriana Kalaja, përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Pak ditë më parë, për këtë akuzë reagoi ambasadori Soreca, ndërsa këtë të premte ka reaguar edhe Gjykata Kushtetuese.

“Në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykata”.

Më tej, theksohet se takimi me ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe ka qenë në vazhdën e disa takimeve të mëparshme.