Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SPAK zbardh skemën e trafikut të lëndëve narkotike, 38 arrestime në Shqipëri, Itali, Mali të Zi dhe Spanjë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 11:39 | Kronikë

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Policisë Shqiptare, Agjencitë e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po zbatojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e të DDA-së të Barit, – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga anëtari kombëtar i palës italiane, një vendim mase sigurie të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit për pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe aktivitete tregtare, në vlerë disa milionë euro.

Ekzekutimi i operacionit ndërkombëtar është bërë i mundur, sidomos, falë Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë dhe Eurojust-it (Organizëm që mbështet kooperimin gjyqësor dhe luftën kundër formave të rënda të kriminalitetit transnacional), i cili i ka dhënë mundësinë personelit të DIA-s së Barit dhe Autoriteteve Shqiptare, Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit të zgjerojnë hetimet, duke u mbështetur në rolin thelbësor të koordinimit të siguruar nga Drejtoria Kombëtare e antimafias e antiterrorizmit.

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji maj 2019 deri në janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjesëtar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri në vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjendje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive të kryera nga zyrtarë publikë shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pulieze me mjete lundruese  të fuqishme.

Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të cilëve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar.

Masat e sigurisë të dhëna nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te zbatuara ne Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, plotësojnë kuadrin hetimor – të pasurive e masave te sigurimit personal – të bëra në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe ne lidhje me fenomenet e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës që i përkasin zyrtarëve publik  – kryesisht pjesëtar të forcave të policisë shqiptare – të cilët kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike të mos ndërpritej kurrë.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtarë të lartë të policisë e dy punonjës të tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjesëtarëve të grupit të shoqërimit të ish – ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publikë, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Masat parandaluese të pasurive dhe konkretisht sekuestro preventive që i përkasin sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si apartamente, troje, restorante, njësi tregtare, (12 pasuri te paluajtshme), 4 (kater) shoqëri tregtare bashkë me asetet e tyre dhe disa automjete, të cilat arrijnë në vlerën e disa miliona euro.

Operacionet e SPAK dhe Antimafias italiane

Operacionet Shefi e Kulmi, gjithmonë të kryera në Itali e në Shqipëri në kuadër të Skuadrës së përbashkët hetimore, të përfunduara – në dy momente – nga DIA e Barit me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milionë eurosh, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, në vitin 2016 të arrestoheshin “në det” në Polignano dy skafistet me prejardhje nga Shqipëria me shumë se një ton lëndë narkotike; të ndalohej në Bari Carrassi një korrier italian me furgon me më shumë se një mijë kilogram lëndë narkotike e trafikuar më parë në Torre e Mare nga Shqipëria; të identifikoheshin në autostradë në Grottaminarda e në Vasto dy korrierët italianë ndërkohë që po transportonin lëndë narkotike e destinuar në Salerno e në Tortoreto (Te); të arrestoheshin dy korrierët shqiptar me lëndë narkotike në Sicili (Rg) pasi kishte zbritur nga një autobuz me prejardhje nga Bari; të identifikohej një tjetër depo në Mola të Barit brenda te cilës janë gjetur dhe sekuestruar lende narkotike e llojit cannabis sativa bashkë me një pako me kokainë; të kapeshin ne flagrance “në det” në Molfetta (Ba) dy skafistë nga Shqipëria me më shumë se një ton lende narkotike; të identifikohej dhe sekuestrohej në Savelletri (Br) një depozitë brenda të cilës ishin të ruajtura rreth 700 kg lëndë narkotike e të njëjtit tip (përveç fishekëve për Kallashnikov, njësi kontrolli elektronike për automjete, dokumente, kapuça e gozhda prej hekuri me tre maja); të gjendej në Palagiano (Ta) një korrier që po transportonte lënde narkotike e destinuar në tregun Lucan; të sekuestroheshin disa karta identiteti italiane të falsifikuara në Shqipëri, në emër të qytetarëve puliezë, të cilët nuk ishin në dijeni, të përdorura nga Shqiptarët për të shkuar në Evropën e Veriut.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milionë dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Personat e akuzuar në operacioni Shefi janë dënuar, në shkallë të parë e të dytë, për vepra penale të ndryshme, e dënime deri në 20 vjet burg ndërsa, në lidhje me operacionin Kulmi, me datën 29 qershor 2021, Gj.S.P pranë Gjykatës së Barit ka dhënë një vendim të parë dënimi ndaj 16 të pandehurve të dënuar, për vepra penale të ndryshme, me dënime deri në 13 vjet burg.

Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë