Të shqetësuar për “Elsën”, nis sezonin e uraganeve një muaj para kohe

elsa 1100x620

Meteorologët që monitorojnë Oqeanin Atlantik shprehen të shqetësuar për lajmin se një stuhi tropikale është shndërruar tashmë në një uragan të mirëfilltë, që po zmadhohet gjithmonë më shumë dhe poo i drejtohet Karaibeve.

Por më shumë se dimensionet  e Elsës, shqetësohen koha se kur ajo lindi. Sipas ekspertëve, ky është uragani që është shfaqur më herët në 9 vitet e fundit, rreth një muaj më parë se mesatarja që karakterizon stinën e uraganeve në atë cep të botës. I fundit që është shfaqur më herët ka qenë uragani Chris në vitin 2012.

Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët është fakti që uragane që shfaqen furishëm para kohe janë premisë i një sezoni me plot të tillë.   

Sipas parashikimeve, ende paraprake, Elsa mund t’i drejtohet në ditët në vijim drejt veriut, ndoshta duke prekur Floridën.