Ujësjellësi Elbasan, apel debitorëve të shlyejnë detyrimet

Periudha e verës është nga momentet më të vështira sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm. Pasi rritet kërkesa për ujë, ndërsa ndërmarrjet e ujësjellësave ende nuk janë në gjendje t’i përgjigjen kësaj kërkese.

Por periudha e verës është dhe momenti kur jo vetëm evidentohen, por nisin dhe ndëshkimet për abonentët debitorë, qofshin ato biznese apo familjare.

Edhe ujësjellësi i Elbasanit ka të evidentuar me mijëra debitorë, të cilët paralajmërohen të paguajnë detyrimet pasi në të kundërt do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Ndërkohë investimet e nisura në disa prej lagjeve më problematike të Elbasanit për furnizimin me ujë të pijshëm, siç janë lagjet Skënderbej apo 5 maji, pritet të përmirësojnë furnizimin, por dhe rrjetin shpërndarës.