Veliaj pas vendimit të Kushtetueses: Tani të ecim përpara me ndërtimin e Teatrit, boll humbëm kohë

Veliaj projekti per teatrin e ri  1100x620

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, ka ardhur reagimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili e lexon ndryshe vendimin. Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se do të ndërtojë shtëpinë më të madhe dhe moderne të Teatrit në Ballkan.

“Tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan, boll humbëm kohë me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Bashkisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, por  shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë bashkisë së Tiranës për Teatrin, si edhe pezulloi punimet për ndërtimin e tij.