Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Video që të lë pa frymë! I panjohuri sulmon gruan dhe e ngacmon seksualisht

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 13:30 | Bota

Kamerat e Sigurisë në Brooklyn kanë filmuar momentin shokues të një burri që sulmon nga pas një grua ndërsa ecte në mes të rrugës, për ta sulmuar më pas seksualisht.

Ngjarja është regjistruar ditën e hënë në mbrëmje në një zonë mjaft të frekuentuar në Brooklyn.

Sipas policia gruaja 35-vjeçare po ecte përgjatë shëtitores, kur një burrë i panjohur nisi ta ndiqte nga pas. Ajo e ndjeu dhe tentoi të kthehej në një bllok banesash, por ai e ndoqi dhe në një moment iu hodh në qafë për ta rrëzuar në tokë.

Agresori e ngacmoi seksualisht gruan për t’u larguar më pas me shpejtësi. Fatmirësisht gruaja nuk pësoi dëmtime fizike dhe refuzoi trajtimin mjekësor.

Policia ka shpërndarë videon e sulmit për të kërkuar ndihmë nga banorët e zonës në kapjen e agresorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë