Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

5 makina përfshihen në aksident në Durrës, nuk ka të lënduar

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 11:19 | Kronikë

Një aksident masiv ka ndodhur rreth orës 5:40 të mëngjesit të sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Mësohet se një mjet është përplasur me 4 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Siç shihet nga pamjet pesë automjete janë përfshirë në aksident, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani