Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, 7 të plagosur transportohen në spital

aksident1 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së disa automjeteve janë plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabë, ku janë përplasur 4 automjete. Sipas burimeve paraprake, 4 personat janë transportuar në spitalet e Shkodrës dhe Lezhës në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.