Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Belgjika, kundër Lukakut: Ku ishe, Rom?

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 18:16 | Futboll

Belgjika pa mbrëmjen e djeshme se si brezi i saj i artë i futbollistëve humbi mundësinë e radhës për të fituar një kompeticion të madh.

Kombëtarja që mban vendin e parë të renditjes së FIFA-s humbi 2-1 ndaj Italisë, në çerekfinalet e “Euro 2020”, në një ndeshje ku axurrët bënë çfarë deshën.

Belgjika pati disa raste, por Donnarumma dhe Spinazzola shmangën golin e dytë. Edhe pse Lukaku shënoi me penallti, ishte hija e vetes ndaj Italisë. Giorgio Chiellini, edhe pse 36-vjeçar, nuk i la fare hapësirë qendërsulmuesit belg.

Për këtë arsye, mediat belge nuk patën mëshirë për gjigantin e Interit.

“I padukshëm gjatë gjithë ndeshjes. Rom, ku ishe kur kishim më shumë nevojë për ty? Ti supozohej të ishe vrasësi i pamëshirshëm që aq frikë e kishin italianët…”, lexohet në editorialin e ashpër të HLN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani