Berisha bëhet “dem”, firmos për 3 sezone te Torino

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, është zyrtarisht pjesë e Torinos. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi duke shkruar në llogarinë e vet në Twitter se ka firmosur për tre sezone me numrin 1 të kuqezinjve.

Berisha kishte mbërritur që të enjten në kryeqendrën e Piemontes ku iu nënshtrua analizave mjekësore që i kaloi me sukses. 32-vjeçari u largua nga Spal me parametra zero, por nuk është bërë e ditur rroga të cilën do të përfitojë gjatë këtyre viteve.

Sezonin e kaluar, Torino grumbulloi vetëm 37 pikë, duke i shpëtuar vetëm për pak rënies nga kategoria.