Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Djali i karatesë” Gabriel Jesus bën një ndërhyrje horror në Kupën e Amerikës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 16:07 | Futboll

Gabriel Jesus ka kërkuar falje pas një momenti çmendurie në fitoren kundër Kilit në Kupën e Amerikës. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje horro kundër Eugenio Menas në të ’48, ndërsa Brazili po kryesonte 1-0.

Lojtari i Manchester City-t kërceu në ajër dhe i nguli këpucën në trup kundërshtarit, pak centimetra poshtë fytyrës. Tani ai do të mungojë në gjysmëfinalen e turneut kundër Perusë, por do të jetë i gatshëm për finalen, nëse Brazili kualifikohet.

“Fatkeqësisht bëra një gabim të cilin skuadra e vuajti, por ky grup tregoi edhe një herë forcën e tij”, shkroi Jesus në rrjetet sociale. “U kërkoj falje shokëve të skuadrës. Jam i lehtësuar që Mena është mirë, fola me të dhe nuk ka ndërlikime”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë