Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I dënuar në Greqi për trafik droge, gjykata vendos sekuestro për 100 mijë euro të Rando Hodollarit

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 10:12 | Kronikë
I dënuar në Greqi për trafik droge, gjykata vendos sekuestro

Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestron preventive për tre llogari bankare në vlerë 100 mijë euro të depozituara në bankë nga e ëma e Rando Hodollarit, i dënuar në Greqi për trafik droge.

“Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit”, thuhet në njoftim.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal për pastrimin e parave dhe bazuar në dhëna që provojnë se këto para kanë ardhur si pasojë e aktivitetit kriminal.

“Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Sekuestrimi i llogarive bankare është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë