Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Iu dha para për të operuar djalin e plagosur në Velipojë, policia arreston dy mjekët dhe 40-vjeçarin

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 11:50 | Kronikë
Iu dha para për të operuar djalin e plagosur në Velipojë,

Dy mjekë dhe babai i një pacienti janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, për korrupsion. Në pranga ka rënë një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një babai i një prej të plagosurve në ngjarjen e Velipojës. Mësohet se ai iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit. Policia njofton se bëhet fjalë për mjekun kirurg me iniciale S. M., 34 vjeç pranë Spitalit të Traumës në Tiranë dhe mjeku anestezist pranë këtij spitali me iniciale E. S., 45 vjeç. Të dy këta mjekë akuzohen për korrupsion pasiv.

Gjithashtu Policia ka ndaluar edhe 40-vjeçarin nga Shkodra me iniciale F. D, për korrupsion aktiv. I biri i tij mbeti i plagosur në ngjarjen e 27 qershorit, ku u shënuan 4 viktima dhe dy të plagosur.

https://a2news.com/2021/07/01/masakra-e-velipojes-arrest-me-burg-dy-te-arrestuarve-3-te-tjere-ne-kerkim/

“Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

https://a2news.com/2021/06/27/vrasjet-ne-velipoje-arrestohen-2-te-plagosurit-tre-ne-kerkim/

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë