Kapet me 100 doza kokainë, sekuestrohen 6 milionë lekë të reja

sekuestrimi 1100x620

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar 100 doza kokainë dhe 6 milionë lekë të reja, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Në operacionin e koduar “Blloku”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M. D. Të cilit iu kapën 100 doza kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 60 milionë lekë të vjetra, që dyshohet se janë të përfituar nga shitja e drogës.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D dhe  u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, shërbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.