Koronavirusi në Shqipëri, asnjë viktimë dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, nga 3036 testime të kryera. Fatmirësisht vijon trendi pozitiv me asnjë viktimë nga Covid-19.

Në vendin tonë rezultojnë vetëm 55 raste aktive, ndërsa në Spitalin Infektiv janë shtruar vetëm 3 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036

Testime totale 815,335
Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1