Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Memli Krasniqi zgjidhet kreu i Partisë Demokratike të Kosovës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 13:59 | Kosova
Memli Krasniqi zgjidhet kreu i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. 469 delegatë të Konventës së dhjetë Zgjedhore të PDK-së e zgjodhën Krasniqin të parin e partisë. Ndërsa shtatë delegatë ishin kundër.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për këtë post. Krasniqi mori më parë mbështetjen e të gjitha strukturave të partisë, madje vlerësohet si njeriu më i duhur për të udhëhequr partinë në këto momente kur themeluesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjendet në Hagë. Aq më tepër që Krasniqi është angazhuar prej vitesh me radhë në qeverisje.

Vetëm 41-vjeçar, Krasniqi ka punuar në vitet 19999-2000 si gazetar për Agjencinë Amerikane të Lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Ish-pjesëtari i grupit hip hop, Ritmi i Rrugës ai u angazhua me politike qe prej vitit 2004. Prej vitit 2013, u zgjodh Nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë dhe ne 2007, u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Kosovës. Suksesi më i madh i tij në politikë është të qenit Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e po ashtu edhe Ministër i Bujqësisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu