Parashikimi i motit: 3 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Moti vijon me kthjellime e vranësira gjatë gjithë ditës, më të shpeshta vranësirat do të jenë në pjesën e dytë të ditës kur në zonat malore priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat do të shënojnë një tjetër rënie me 2°C në të dy vlerat ditore, të cilat në rang vendi do të variojnë nga 11°C vlera minimale në skajin verior deri 32-33°C, maksimumi në Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor gjatë paradites e mbrëmjes, ndërsa orët e mesditës dhe pjesërisht pasditja sjellin forcim të ndjeshëm të erës në zonat perëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë.