Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi për Ukrainë-Angli? Do të konsumohen 50 milionë hamburger dhe 3 milionë litra birrë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 13:37 | Futboll

Tifozët anglezë pritet të mblidhen sot në vendin e tyre në grupe të mëdha për të ndjekur skuadrën kombëtare që luan kundër Ukrainës në Romë, për një vend në katër më të mirat e kontinentit.

Duke qenë se Italia ka vendosur rregulla strikte për tifozët nga ishulli, mbështetja për “3 Luanët” do të vijë nga distanca. Kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje bashkëkombësve të tij të bëjnë tifo duke pozuar para një flamuri gjigant para godinës së zyrës së tij në Londër.

Sipas mediave angleze, në të gjithë vendin parashikohet të konsumohen 50 milionë hamburger dhe rreth 3 milionë litra birrë, pasi tifozët do të mblidhen në parqe dhe lokale për të ndjekur ndeshjen.

Për shkak se në Angli varianti “Delta” i koronavirusit është bërë dominues, Italia ka deklaruar se do të lejojë në stadiumin “Olimpico” të Romës vetëm ata tifozë që kanë mbërritur në vend 6 ditë para ndeshjes, kanë qëndruar 5 ditë në karantinë dhe kanë një test negativ. Anglezë që jetojnë në shtete të tjera europiane kanë përfituar për të marrë një biletë pasi janë të përjashtuar nga ky rregull, por numri i tyre nuk parashikohet të kalojë 1500.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani