Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qendrat e ndihmës juridike falas

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 15:04 | Sociale
Qendrat e ndihmës juridike falas

Qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar asistencën ligjore mund t’u drejtohen qendrave të shërbimit të ndihmës juridike që e ofrojnë falas këtë shërbim. Të mbështetura nga PNUD-programi për zhvillim i Kombeve te bashkuara- me fondet e qeverisë austriake, këto njësi janë specializuar për dhënien e ndihmës juridike parësore përmes punonjësve me trajnim të posaçëm.

Nga janari në majtë këtij viti 731 persona në nevojë përfituan shërbim juridik falas në 8 qendra aktive në të gjithë vendin.

Problematikat e personave në nevojë janë nga më të ndryshmet

Punonjësit e qendrave kanë vene re një shtim të kërkesave që kërkojnë ndihmë ligjore për rastet e dhunës në familje. Sipas tyre pandemia është një prej faktorëve që ka ndikuar për këtë.

Shtimi i rasteve të dhunës duket se sjell një efekt domino, pasi bashkë me te po rritet edhe numri i divorceve.

Qendrat përpiqen t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, por në disa raste janë gjykatat që bëhen pengesë.

Që prej dhjetorit të vitit 2018 e deri më sot, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur hapjen dhe funksionimin e pandërprerë të 8 qendrave. Ndërsa dy vite më pas, në dhjetori të 2020-es ato administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë e Drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani