Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

U bllokuan në afërsi të Gjirit të Gramës, rojet bregdetare shpëtojnë 3 turistët

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 09:40 | Aktualitet
U bllokuan në afërsi të Gjirit të Gramës, rojet

Tre persona janë shpëtuar mbrëmë nga roja bregdetare, pasi mbeten të bllokuar në det në afërsi të Gjirit të Gramës në Karaburun. Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motorë.

Turistët dolën rreth orës 18:00  dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt të dy motorët. Më pas lajmëruan rojet bregdetare, të cilat u nisën dy nga Sazani dhe Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën të kontaktonin me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në det.

Pas operacionit arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit rreth orës 03:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani