Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vendi në luftë, ushtaret bëjnë paradë me këpucë me taka

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 12:58 | Bota

Ministria ukrainase e Mbrojtjes është vënë në qendër të kritikave pasi publikoi të premten foto të ushtareve femra duke bërë prova me këpucë me taka për një paradë që do të mbahet së shpejti.

Në fotot e publikuara, kadetet shihen me veshje ushtarake dhe këpucë të zeza me taka, të cilat edhe vetë ato i kanë quajtur jo praktike.

Fotot shkaktuan debate dhe irritim edhe në parlament. Deputetja Inna Souvsoun e quajti nismën si “ide idiote”, duke thënë se kjo përforconte stereotipin që gruaja është vetëm një kukull e bukur. Ndërsa nënkryetarja e parlamentit, Olena Kondratiouk, u kërkoi autoriteteve ushtarake që të kërkojnë falje publike për poshtërimin e grave që “po mbrojnë pavarësinë e vendit tonë me armë në duar”.

Parada në fjalë do të zhvillohet më 24 gusht, për të përkujtuar 30-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Në ushtrinë ukrainase shërbejnë mbi 30 mijë gra, mbi 13500 janë përfshirë në konfliktin me Rusinë në lindje të vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë